Krejt sytë kah Mitrovica, Kosova kërkon fitore sonte ndaj Norvegjisë - Gazeta Express
string(67) "krejt-syte-kah-mitrovica-kosova-kerkon-fitore-sonte-ndaj-norvegjise"

Basketboll

Gazeta Express

27/02/2022 10:14

Krejt sytë kah Mitrovica, Kosova kërkon fitore sonte ndaj Norvegjisë

Basketboll

Gazeta Express

27/02/2022 10:14

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zbresë sonte në parket për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në rrethin e parë parakualifikues të Eurobasket 2025.

“Dardanët” do t’i bëjnë gosti Norvegjisë, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00, e vlefshme për Grupin C.

Krahas Kosovës dhe Norvegjisë, në grup bën pjesë edhe Danimarka, shkruan “Gazeta Express”.

Momentalisht të tria kombëtaret i kanë nga një fitore dhe nga një humbje.

Verdhekaltit e kishin mposhtur Danimarkën me rezultat 78:73, ndërsa paraprakisht kishin humbur nga Norvegjia, 77:86.

Vendi i parë kalon tutje, por edhe pozita e dytë më e mirë nga tri grupet që janë formuar.

Basketbollistët e Kosovës iu kanë bërë thirrje tifozëve që t’i përkrahin në sfidën e rëndësishme që do ta zhvillojnë sonte.

Ata janë mjaft të motivuar dhe optimistë se do t’ju hakmerren norvegjezëve për humbjen e shkaktuar vitin e kaluar.

Kosova synon të kalojë në fazën kualifikuese të këtij evenimenti. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement