Marrëdhënia e Kris Jenner dhe Corey Gamble është në krizë?
Këtij tashethemi i ka kthyer përgjigje një burim i brendshëm për TMZ, i cili ka konfirmuar se 69-vjeçarja dhe 44-vjeçari janë ‘të lumtur dhe më të fortë se kurrë’.
Një ditë më parë, personi i besuar i tha medias se ylli i reality show-t dhe aktori i quajnë këto aludime ‘qesharake’ dhe ‘nuk e kanë idenë se ku filluan thashethemet ose pse disa media i publikuan ato’.
Sipas burimit, e gjithë kjo është ‘shumë qesharake’ për çiftin e njohur “sepse të dy janë të suksesshëm dhe asnjëri nuk e ka mbështetur kurrë tjetrin. Pra, ideja që ai në mënyrë të pashpjegueshme po kërkon një shpërblim për kohën dhe përpjekjet e tij është skandaloze”.
Thashethemet për ndarjen e Kris dhe Corey dolën në sipërfaqe pasi një burim i brendshëm i tha “Radar Online” se aktori është lodhur nga zakoni i nënës për ta qortuar vazhdimisht në publik.
“Ai mendon se meriton një rrogë të mirë. Ai arsyeton se e meriton pasi ka qenë mbrojtësi, partneri i biznesit, asistenti, personi i besuar dhe i dashuri i Krisit”, tha burimi.
Një informator i tha më tej botimit se Corey e sheh veten si “ngjitësi që mban familjen së bashku gjatë të gjitha krizave të tyre”.
Kujtojmë se Kris Jenner dhe Corey Gamble janë bashkë që nga viti 2014.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...