Kroos i jashtëzakonshëm, prin bindshëm me pasime të kompletuara në Euro 2024 - Gazeta Express
string(75) "kroos-i-jashtezakonshem-prin-bindshem-me-pasime-te-kompletuara-ne-euro-2024"

Kroos i jashtëzakonshëm, prin bindshëm me pasime të kompletuara në Euro 2024

Futboll

Gazeta Express

27/06/2024 23:15

Tashmë ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

16 ekipet më të mira e kanë siguruar kualifikimin tutje në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E Toni Kroos i cili do të pensionohet pas përfundimit të Euro 2024, po vazhdon shkëlqimin e madh.

Mesfushori gjerman prin në statistikën e pasimeve të kompletuara.

Në tri ndeshje, Toni Kroos ka kompletuar 326 pasime, 101 më shumë se vendi i dytë që është Barella.

Jorginho, Hojbjerg, Hjulmand, Rice, Modric, Calhanoglu, Lobotka e Brozovic e kompletojnë top-10shen.