string(126) "kryeministri-i-kanadase-feston-fitoren-me-muzike-rep-dhe-kercim-ne-skene-videoja-e-mark-carney-behet-virale-ne-rrjetet-sociale"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:26

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale në rrjetet sociale

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:26

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, festoi fitoren e tij elektorale në një mënyrë të pazakontë, por mjaft mbresëlënëse, duke lënë mënjanë deklaratat formale dhe duke u ngjitur në skenë së bashku me grupin kanadez rap-rock Down With Webster.

Aty, ai befasoi të pranishmit duke kërcyer dhe duke performuar me entuziazëm në krah të anëtarëve të grupit, ndërkohë që mbante veshur një bluzë me logon e tyre.

Videoja e këtij momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë reagimesh, kryesisht të habitura, por pozitive, ku shumë ndjekës që shprehën entuziazmin dhe buzëqeshjen e tyre për këtë anë tjetër të një lideri politik.

Dashuria e Carney për Down With Webster nuk është diçka e re. Ai ka deklaruar disa herë se është një fans i madh i grupit, ndërsa këngët e tyre janë dëgjuar shpesh në tubimet zgjedhore të Partisë Liberale.

Fitorja e Partisë Liberale në zgjedhjet e fundit federale në Kanada i atribuohet, sipas analistëve, një vale ndjenjash nacionaliste të nxitura nga tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara.

Në këtë klimë të ngarkuar, Carney zgjodhi të ndajë fitoren e tij përmes një gjesti të papritur dhe më njerëzor, duke treguar se edhe politika, sado serioze të jetë, ka vend për pak muzikë.