Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka përgëzuar boksieren Donjeta Sadiku për medaljen e artë të firuar në turneun ndërkombëtar të boksit, “Strandja 2025”.
Boksierja nga Gollaku u tregua mjaft e suksesshme në turneun e mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ndërsa të artën e fitoi falë fitores ndaj kundërshtares kazake me rezultat të thellë, 5:0.
Boksieria më e mirë që e ka Kosova ka marrë përgëzime për paraqitjet, ndërsa njëra prej tyre i erdhi pikërisht nga Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilit ia ka përcjell edhe videon e fitores së Donjeta Sadikut. /Gazeta Express