Bordi i Drejtorëve të KOSTT, vendosi që ta shkarkojë Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT Evetar Zeqiri.
Zeqiri për publikun kosovar ishte bërë i njohur pasi kishte dhënë një deklaratë të çuditshme më 27 dhjetor 2022.
Në kohë dimri reduktimet e energjisë elektrike ishin shpeshtuar.
Zeqiri kishte dalë me një arsyetim, duke thënë se “ka reduktime për shkak të zhvillimit ekonomik”.
Sipas tij, aq shumë po rritet ekonomia sa “sistemi energjetik nuk po e përballon”.
“Dua t’i sqarojë të gjithë se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme për shkak të zhvillimit ekonomik që ka ndodhë në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”, ka thënë ai.
Vendin e tij si ushrues detyre do ta mbajë Shaban Neziri. /Gazeta Express
KOSTT ia ndërpret marrëdhënien e punës kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri, e emëron si ushtrues detyre Shaban Nezirin
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...