Kryetari i “Dardanëve”: Shpresoj që loja me Maqedoninë e Veriut të luhet me shikues dhe të fitojë Kosova - Gazeta Express
string(101) "kryetari-i-dardaneve-shpresoj-qe-loja-me-maqedonine-e-veriut-te-luhet-me-shikues-dhe-te-fitoje-kosova"

Gazeta Express

31/03/2020 13:45

Kryetari i “Dardanëve”: Shpresoj që loja me Maqedoninë e Veriut të luhet me shikues dhe të fitojë Kosova

Gazeta Express

31/03/2020 13:45

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha po e pret me padurim ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Të dyja ekipet do të përballen në gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, në kërkim të finales, pas së cilës mund të sigurohet kualifikimi në Euro 2020.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në muajin mars, por u shty për në qershor për shkak të koronavirusit.

Dhe në një videomesazh, dhënë për gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Reshat Ibrahimi, kreu i tifozëve kosovarë ka thënë se shpreson që kjo ndeshje të luhet me praninë e tifozëve në Shkup dhe sigurisht, uron që Kosova të fitojë këtë takim.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e “Lulit”:

Advertisement
Advertisement
Advertisement