Pothuajse 50 për qind e furnizimit me energji elektrike në Spanjë është rikthyer pas ndërprerjes masive të energjisë që ndodhi sot, tha Kryeministri Pedro Sánchez këtë mbrëmje, raportojnë mediat ndërkombëtare
Ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet ende i panjohur, operatori i rrjetit ka përcaktuar se ajo ndodhi kur 15 gigavat energji u humbën papritur brenda vetëm pesë sekondash, sipas Sánchez.
“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë,” tha ai. “Për t’ju dhënë një ide, 15 gigavat janë të barabarta me rreth 60% të kërkesës së vendit në atë moment.”