string(145) "kthimi-i-emrit-te-konjufces-per-kandidim-te-kryetarit-te-kuvendit-pastaj-u-d-i-presidentit-partite-mund-ta-mbeshtesin-brenda-javes-burim-ramadani"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 21:23

“Kthimi i emrit të Konjufcës për kandidim të kryetarit të Kuvendit, pastaj u.d i Presidentit – partitë mund ta mbështesin brenda javës”, Burim Ramadani

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 21:23

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se emri i Glauk Konjufcës është kthyer për kandidim për pozitën e kryeparlamentarit.

Rrjedhimisht, thotë Ramadani kjo do të nënkuptonte që Konjufca ta ushtronte detyrën e presidentit pasi t’i mbarojë mandati Vjosa Osmanit.

Lexo Edhe:

Ramadani ka thënë se ka indikacione që Konjufca mund të kandidohet në fund të javës.

“Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile është duke u diskutu kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim, rrjedhimisht edhe U.D presidenti për një periudhë të caktuar, si i tillë besohet se edhe deputetët e tjerë  mund ta mbështesin zgjedhjen e tij dhe kjo mund të jetë në një afat kogja të afërt, besoj ka fundi i javës”, ka thënë Ramadani, /Gazeta Express