Gjatë debatit në Kosova LIVE, një nga emrat që ngjalli më shumë interes ishte ai i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Deklarimi i pasurisë së tij, që përfshin prona të paluajtshme në vlerë mbi 1 milion euro, u përmend si shembull tipik i mungesës së qartësisë në burimin e pasurive të zyrtarëve publikë.
Gazetari Arlind Imeri theksoi se mungesa e hetimeve proaktive nga institucionet e drejtësisë dhe toleranca institucionale ndaj pasurive të pajustifikuara janë ndër arsyet pse qytetarët ndihen të zhgënjyer. Ndërkohë, Shkodran Hoti shtoi se deklarimi i pasurisë është shpesh më shumë një formalitet sesa një proces real transparence.
Në linkun më poshtë gjeni bisedën e plotë:
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...