string(75) "ku-jane-ata-qe-me-quajten-dhunuese-a-nuk-kane-guxim-xheneta-ngacmon-gjestin"

“Ku janë ata që më quajtën dhunuese? A nuk kanë guxim…” – Xheneta ngacmon Gjestin

TV/Film

Gazeta Express

13/03/2025 22:37

Xheneta Fetahu është bërë sot pjesë e “Big Brother VIP 4”, por vetëm për pak kohë

Ish-e dashura e Gjestit është bërë pjesë e sfidës që Vëllai i Madh ka për banorët, të cilët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave të reja që ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Në momentin që Xheneta hyri, Gjesti ishte në gjumë në lavanderi. Por fillmisht ajo shkoi jashtë ku ishin banorët dhe Ola e prishi sfidën pasi reagoi duke i dhënë dorën dhe duke e pyetur se si është. Më pas banorja i thotë Xhenetës që t’i tregojë shtëpinë.

Fetahu shkon te lavanderia ku ishte Gjesti, i cili u habit kur e pa atë në lavanderi.

“Besoj se dikë e kam mësuar që të pastrojë rroba”, tha Xheneta duke ngacmuar Gjestin. Teksa ky i fundit po qeshte me Rozanën, ajo ia bën “mos qeshni, mos qeshni”.

Ndërsa teksa po shëtiste nëpër shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Xheneta u shpreh:

“A këtu janë bërë të gjitha thashethemet për mua? Ku janë ata që më quajnë mua dhunuese? A nuk kanë guxim me ardhë me mi thënë gjërat në sy?”.