string(62) "ku-ndodhet-momentalisht-behgjet-pacolli-flet-keshilltari-i-tij"

Ku ndodhet momentalisht Behgjet Pacolli, flet këshilltari i tij

Gazeta Express

29/04/2020 10:35

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka konfirmuar se deputeti i AKR-së gjendet në Tiranë.

Murseli tha për Gazetën Express se kryetari i AKR-së gjendet në apartamentin e tij në kryeqytetin e Shqipërisë.

Lexo Edhe:

“Po, ai gjendet në apartamentin e tij në Tiranë”, ka thënë shkurt Murseli.

Ai ka thënë se gjatë ditës do të merret vesh nëse do të kthehet sot në Prishtinë.

Pacolli dje ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i mundësohet kthimi në shtëpinë e tij pa pasur nevojë të futet në karantinën 14-ditore në Qendrën e Studentëve.

Një kërkesë e tillë është refuzuar për Pacollin, duke thënë se rregullat e karantinimit për këdo që futet në Kosovë nga jashtë janë të njëjta.

Ministria e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku dje kishte pohuar se i është dhënë leja dhe për Pacollin më tutje vendos Ministria e Shëndetësisë, pasi të arrijë në Kosovë. /GazetaExpress/