Kuka paralajmëron kalimin e xhudistëve elitarë në ushtrinë e vendit - Gazeta Express
string(67) "kuka-paralajmeron-kalimin-e-xhudisteve-elitare-ne-ushtrine-e-vendit"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/05/2021 22:48

Kuka paralajmëron kalimin e xhudistëve elitarë në ushtrinë e vendit

Sporte tjera

Gazeta Express

01/05/2021 22:48

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës vizitoi ekipin e xhudos në Zagreb të Kroacisë, atje ku po mbahet European Open, garë në të cilën Kosova po paraqitet me gjashtë xhudistë.

Laura Fazliu sot fitoi medaljen e artë në këtë garë, duke treguar performanca të mëdha, shkruan Gazeta Express

Trajneri i xhudos në Facebook ka paralajmëruar një kalim të xhudistëve elitarë të Kosovës në forcat elitare të Republikës së Kosovës.

“E ndërkohë ekipin tonë e vizitoj Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj!Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci Ministri gjeti kohë të vizitoj ekipin tonë atje!Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë,në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër!Kosova mbi të gjitha” – shkroi Kuka.

Sukseset e xhudos janë tashmë të panumërta, ndërsa është sporti më i trofeshëm në Kosovë me medalje nga Kampionate Botërore, Evropiane e nga Olimpiada. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement