Edicioni special i “Favoritit” vjen sonte në ekranet tuaja, me temë kryesore Kosovën dhe ndeshjet e saj këtë muaj.
Dy analistëve të përhershëm, Arbër Avdylit dhe Taulant Dajakut, në studio i bashkohen edhe Driton Kuka, Driton Latifi dhe Asdren Hoxha. Në lidhje direkte i ftuar është edhe Eroll Salihu.
Gjatë diskutimit, foli edhe gazetari i mirënjohur kosovar, Driton Latifi, i cili ishte i pranishëm në Bukuresht për ndeshjen Rumani – Kosovë.
Ai foli sipas burimeve të tij, duke bërë me dije se vendimi i UEFA-s mund të jetë çështje ditësh.
“Sipas burimeve të mia, dy Federatave u është dhënë mundësi deri të martën që të dërgojnë fakte e dëshmi nga UEFA. Andaj, vendimi mund të mirret deri këtë të premte që po vjen”, tha ai.