Kur do të rinisë Serie A? - Gazeta Express
string(24) "kur-do-te-rinise-serie-a"

Gazeta Express

16/03/2020 18:01

Kur do të rinisë Serie A?

Gazeta Express

16/03/2020 18:01

9 maji, kjo është data e caktuar nga 20 klubet për të rinisë Serie A

Për shkak të koronavirusit, Serie A, ashtu si dhe shumë liga tjera, janë ndërpre deri në fillim të prillit.

Po, duket e pamundur që të rivendoset normaliteti deri më 3 prill andaj gjatë ditës së sotme20 klubet pjesë e Ligës kryesore italiane, zhvilluan një video-konferencë, ku diskutuan për problematikat që po kalon futbolli në vend, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave në Itali, 20 klubet vendosën unanimisht 9 majin si datën e fundit dhe më të mundshmen për të rinisur kampionatin.

Paraprakisht duhet pritur edhe çfarë do të vendoset në mbledhjen e nesërme të UEFA-s, por klubet kanë diskutuar për përfshirjen e një rregulli të jashtëzakonshëm, që zgjat automatikisht kontratat e lojtarëve me klubet deri më 15 korrik, me qëllim që të mund të mbyllet sezoni normalisht.

Nesër, UEFA në një videokonferencë të thirrur me 55 anëtarët e saj, do të diskutojë për fatin e Kampionatit Evropian që rrezikon të shtyhet deri më 2021 dhe po ashtu do të diskutohet edhe për ligat.

Ka zëra që mund të mos rinisin fare dhe liderët e ligave përkatëse, mund të shpallen kampion për sezonin 2019/20. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement