Në bazë të praktikave të vitit 2021 seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të duhej të thirrej sot. Kështu ka shkruar mbrëmë Naim Jakaj nga Instituti Kosovar Drejtësi (IKD), duke sqaruar praktikat që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndjekur në vitin 2021, para 4 vitesh.
“Nëse ndjekim praktikën e vitit 2021, të vendosur nga Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani (atëherë ushtruese e detyrës), 📢 data e thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit do të duhej të bëhej publike që nesër në mëngjes. 📜 Qysh është thirrë seanca në legjislaturat e kaluara?”, ka thënë Jakaj.