Kur kthehet Serie A dhe kur do të përfundojë sezoni - Gazeta Express
string(51) "kur-kthehet-serie-a-dhe-kur-do-te-perfundoje-sezoni"

Gazeta Express

14/03/2020 20:32

Kur kthehet Serie A dhe kur do të përfundojë sezoni

Gazeta Express

14/03/2020 20:32

Pasi që gjithsej 11 futbollistë të tjerë të Serisë A kanë dalë pozitivë për koronavirus, mediumet italiane raportojnë se ndeshjet e këtij kampionati s’do të rinisin deri më 3 maj, me shpresën se pastaj do të përfundojnë më 30 qershor.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, mjekët e klubeve italiane janë të sigurt se pezullimi i Serisë A, që tani është i vlefshëm deri më 3 prill, do të zgjatet edhe për një muaj tjetër, transmeton Gazeta Express.

Tashmë shtatë futbollistë të Serisë A kanë testuar pozitiv për koronavirus, përderisa tre të tjerë në skuadrën e Fiorentinës dhe një në skuadrën e Juventusit.

Ndërkohë, numri i të infektuarve po vazhdon të rritet edhe më tutje në Itali, përderisa masat e të vendosurit në karantinë janë ende aktive në të gjithë vendin.

Për këtë arsye, mediumet italiane raportojnë se Lega Serie A po planifikon për kthim më 3 maj, ndërsa stërvitjet do të rinisin dy javë para asaj date.

Pasi që UEFA pritet ta shtyjë Kampionatin Evropiam 2020 deri vitin e ardhshëm ose deri në dhjetor të këtij viti, kjo do t’i japë klubeve më shumë kohë për t’i përfunduar sezonet në kampionatet vendore.

Edhe nëse shtyhet Kampionati Evropian, Serie A do të tentojë t’i përfundojë ndeshjet e këtij sezoni deri më 30 qershor, pasi që në këtë datë përfundojnë edhe kontratat e të punësuarve.

Përndryshe, nëse klubet detyrohen të luajnë deri më 1 korrik, në skuadrat e tyre mund të ketë mungesa për ndeshjet e fundit pasi që shumë lojtarëve u përfundojnë kontratat më 1 qershor, ose disa mund të kthehen te klubet e tyre të vjetra nga klubet ku janë huazuar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement