Albin Kurti arrin në prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit - Gazeta Express
string(56) "kurti-arrin-ne-prokurori-deshmon-kunder-thacit-e-veselit"

Gazeta Express

18/12/2019 9:08

Albin Kurti arrin në prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit

Gazeta Express

18/12/2019 9:08

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku do të dëshmojë lidhur me kallëzimin penal të bërë për presidentin Hashim Thaçi dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veseli, raporton T7

Më 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Kurti dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim, me datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast dhe kanë mbërritur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori sot e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që është ngritur.

Atë kohë, pasi që dorëzuan kallëzimin penal Konjufca i cilësoi dëshmitë e Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Vetëvendosjes, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej presidentit të shtetit dhe kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement