string(142) "kurti-e-mbledh-keshillin-e-sigurise-serbia-po-tenton-ta-sabotoje-formimin-e-institucioneve-vuciq-po-synon-ta-eksportoje-krizen-e-tij-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 14:44

Kurti e mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton ta sabotojë formimin e institucioneve, Vuçiq po synon ta eksportojë krizën e tij në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 14:44

Zyra e Kryeministrit njoftoi se sot është mbajtur një mbledhje e Këshillit të Sigurisë në të cilën është diskutuar për “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”, siç u tha në një komunikatë të lëshuar.

ZKM-ja tha se kërkohet që “të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”.

Lexo Edhe:

“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Kryeministrit në detyrë thotë se Serbia po ndërhyn te disa deputetë të komuniteteve joshumicë për sabotimin e themelimit të institucioneve të reja në Kosovë.

“Në “këtë mbledhje u tha se u konstatua se “përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar ‘de facto’ i saj”, Serbia tash “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”, thuhet në komunikatë.

Sipas ZKM-së, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm”.

“Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxis tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë. Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.