Kurti e pret në takim lamtumire ambasadorin e Italisë, flasin për koalicionin me LDK-në - Gazeta Express
string(86) "kurti-e-pret-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-e-italise-flasin-per-koalicionin-me-ldkne"

Gazeta Express

17/12/2019 15:47

Kurti e pret në takim lamtumire ambasadorin e Italisë, flasin për koalicionin me LDK-në

Gazeta Express

17/12/2019 15:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumire ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim është folur për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor dhe demokratik, si dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta japë ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale në Kosovë, me theks te arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement