Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit prej 3.49 euro për një litër është artificial dhe i paarsyeshëm, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.
“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë siç thatë ju, do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët në këto markete përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por 3.49 nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai.
Kurti deklaroi se nuk ka asnjë arsye që të rritet kështu çmimi i vajit.
“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë”, tha ai.
Më tutje, kryeministri tha se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
“Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen”, tha ai.
Ai tha se çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial.
“Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti. /Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...