string(84) "kurti-e-thyen-pak-monotonine-niset-drejt-gjermanise-per-te-marre-pjese-ne-nje-panair"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 14:04

Kurti e “thyen pak monotoninë’, niset drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në një panair

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 14:04

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtoj sot për në Hannover të Gjermanisë. Sa për ta ‘thyer pak monotoninë’, ai niset drejt qytetit gjerman për të marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025”.

Kjo është hera e dytë që Kryeministri në detyrë merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme globale për inovacionin, automatizimin dhe transformimin industrial.

Lexo Edhe:

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë vizitës së tij, Kryeministri Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të zhvillojë një tur të udhëzuar nëpër pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric, me fokus në teknologjitë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në kuadër të pjesëmarrjes në panair, Kryeministri do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues të kompanive dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë takimin me Dr. Jochen Köckler, Drejtor Ekzekutiv i Deutsche Messe AG, si dhe një takim me Kryeministrin e landit të Baden-Württemberg, z. Winfried Kretschmann.

“Po ashtu, Kryeministri Kurti do të vizitojë stendën e Kosovës në Panair, ku këtë vit janë të pranishme disa kompani nga Kosova, përfshirë Tenton, Innovation Academy, Proton Cable, UBT, Nori Glass dhe kompani të tjera që përfaqësojnë kapacitetin prodhues dhe inovativ të vendit tonë. Stenda e Republikës së Kosovës financohet nga KIESA. Pjesëmarrja në “Hannover Messe 2025” konfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar ekonominë, tërhequr investime të huaja dhe ndërtuar partneritete strategjike me kompani dhe shtete të zhvilluara”, thuhet në njoftim.