string(106) "kurti-i-tmerruar-nga-vrasja-e-dy-shtetasve-suedeze-ne-bruksel-duhet-te-qendrojme-bashke-kunder-terrorizmit"

Lajme

Gazeta Express

17/10/2023 8:04

Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel, duhet të qëndrojmë bashkë kundër terrorizmit

Lajme

Gazeta Express

17/10/2023 8:04

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku u vranë dy shtetas suedezë.

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie”, ka shkruar Kurti.

Lexo Edhe:

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti.

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e së hënës.

Sipas policisë, personi i armatosur është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në arrati. Prokurorët thonë se rasti po trajtohet si terrorizëm.

Dy viktimat thuhet të jenë suedezë