Kurti me ministra në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kadarenë - Gazeta Express
string(86) "kurti-me-ministra-ne-tirane-per-te-marre-pjese-ne-ceremonine-e-lamtumires-per-kadarene"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2024 8:48

Kurti me ministra në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kadarenë

Lajme

Gazeta Express

03/07/2024 8:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë sot në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare, njoftoi zyra e tij.

Ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare, mbahet në Tiranë në orën 11:30.

Lexo Edhe:

Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.