Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Sudani, duke thënë se shtetit iu shtua edhe një njohje e re dhe popullit një miqësi më shumë, shkruan Gazeta Express.
Kurti në reagimin e tij ka uruar qytetarët e vendit dhe ka falënderuar presidentin e Sudanit për këtë vendim.
Po ashtu, kryeministri në detyrë ka falënderuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.
Postimi:
Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.
Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme. /GazetaExpress