Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, më në fund ka vendosur të flasë pak për gazetarë për formim të institucioneve.
Në Istog ku shkoi për vendosjen e gurthemelit të projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, Kurti mezi i tha dy fjalë për këtë çështje.
“Njëherë Kuvendi, mandej Qeveria”, tha Kurti.
Ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për ngërçin në Kuvend para dhe pas çdo seance të Kuvendit të Kosovës ku s’po arrin ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
Në seancën e djeshme, në përpjekjen e tetë të Kuvendit për t’u konstituuar, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë nuk mori votat e nevojshme për postin e kryeparlamentares./Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...