Kurti në Paris e sheh live fitoren e Donjeta Sadikut: Një përkrahje sado të vogël ia dhamë nga tribunat - Gazeta Express
string(102) "kurti-ne-paris-e-sheh-live-fitoren-e-donjeta-sadikut-nje-perkrahje-sado-te-vogel-ia-dhame-nga-tribunat"

Boks

Gazeta Express

27/07/2024 22:00

Kurti në Paris e sheh live fitoren e Donjeta Sadikut: Një përkrahje sado të vogël ia dhamë nga tribunat

Boks

Gazeta Express

27/07/2024 22:00

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.

Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria, shkruan Gazeta Express.

Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë.

E nga tribunat këtë meç e përcolli edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai iu gëzua fitores, teksa tha se një përkrahje të vogël ia dhanë edhe ata nga tribunat, kurse nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarëve që raundin e parë ia dhanë fitoren boksieres tajlandeze.

“Kjo sonte është fitore tejet e rëndësishme dhe fort e merituar e boksieres sonë Donjeta Sadikut. Dominoi, unë besoj edhe në raundin e parë dhe jo vetëm në dy raundet vijuese. Është fitore me këmbë të mbarë për tërë ekipin e Kosovës në Paris 2024. Shumësia dhe saktësia e goditjeve ishte në anën e Donjetës dhe kjo ishte vendimtare në fitoren e sontme. Një përkrahje sado të vogël ia dhamë edhe ne në tribuna me brohoritjet: Kosova, Kosova. Unë nuk besoj që Donjeta e humbi raundin e parë, ashtu besuan referët”, tha Kurti pas duelit të Sadikut.

Donjeta Sadiku do të ndeshet përsëri të hënën ose të martën e ardhshme në rrethin e dytë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement