string(104) "kurti-njofton-per-pjesemarrjen-ne-varrimin-e-papes-stregon-nese-ka-takuar-dike-nga-lideret-qe-ishin-atje"

Kurti njofton për pjesëmarrjen në varrimin e Papës, s’tregon nëse ka takuar dikë nga liderët që ishin atje

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 18:43

Në mesin e shumë liderëve botërorë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë kryesore mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në këtë ceremoni morën pjesë qindra delegacione nga e gjithë bota dhe qindra mijëra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Papa Françeskut.

Lexo Edhe:

E pranishme gjithashtu ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Së bashku, ata bënë homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.

Ndryshe nga Osmani që tregoi se me kë u takua, Kurti nuk njoftoi nëse ka takuar dikë nga liderët që ishin atje.

Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.