Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, e falënderon për mbështetjen - Gazeta Express
string(92) "kurti-pret-ne-takim-lamtumires-ambasadoren-e-holandes-ne-kosove-e-falenderon-per-mbeshtetjen"

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, e falënderon për mbështetjen

Lajme

Gazeta Express

28/06/2024 14:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në komunikatën për media thuhet se Kurti falënderoi ambasadoren Lobbezoo që gjatë mandatit të saj transmetoi miqësinë dhe mbështetjen e Holandës.

Lexo Edhe:

“Në këtë periudhë me zhvillime të shumëta, bashkëpunimi i ndërsjellë ka kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. Kryeministri theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe popujve të dy vendeve janë forcuar edhe më shumë, sidomos pas liberalizimit të vizave. I shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe ambasadores Lobbezoo ndaj Kosovës gjatë procesit tonë të aplikimit për në Këshillin e Evropës”.

“Mbretëria e Holandës është njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës, vetëm dy javë pas shpalljes së saj. Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Lobbezoo suksese në angazhimet e saja të radhës”, thuhet tutje në komunikatë.