string(115) "kurti-reagonserishradojciq-kryetar-de-facto-i-listes-serbe-perpjekje-per-sabotimin-e-konsolidimit-te-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 18:19

Deputetë të “pakicave joserbe po joshen e shantazhohen” nga Serbia, Kurti: Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 18:19

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndau në Facebook komunikatën e Qeverisë së drejton ku thuhet se Beogradi po përpiqet të pengoë konsolidimin e institucioneve.

Kurti ka thënë se Milan Radojçiq tash është kryetar ‘de facto’ i Listës Serbe, që shënjestër kanë disa deputetë të pakicave joserbe.

Lexo Edhe:

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës kanë informacione të konfirmuara që “disa deputetë të pakicave joerbe po joshen e shantazhohen”.

Për këtë Kurti e ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

“Pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, për çfarë kemi informuar në konferencë për media bashkë me ministrin Nenad Rashiq me datë 9 mars 2025, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës, më 24 shtator 2023, ishte nënkryetar “de jure” i Listës Serbe, kurse tani është kryetar “de facto” i këtij subjekti politik. Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe. Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këtë, dhe kjo ishte njëra ndër çështjet që shqyrtuam në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express