string(123) "kurti-se-harron-debaklin-e-zgjedhjeve-lokale-thote-se-rezultati-i-9-shkurtit-duhet-te-sherbeje-per-ato-qe-mbahen-ne-vjeshte"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 16:07

Kurti s’e harron debaklin e zgjedhjeve lokale, thotë se rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 16:07

Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 % të votave në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, në zgjedhjet lokale që ishin mbajtur po atë vit kishte përfunduar vetëm me Shtimjen Kamenicën, Gjilanin dhe Podujevën, shkruan Gazeta Express.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, duket se nuk e ka harruar debaklin e pësuar në lokalet e fundit. Ai sot ka postuar një hartë të Kosovës se si duket pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, me votat që secila parti ka marrë nëpër Kosovë.

Lexo Edhe:

Sipas Kurtit rezutlati në zgjedhjet nacionale, duhet të shërbejë për përgatitje për zgjedhjet lokale në vjeshtë.

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”, ka shkruar Kurti./GazetaExpres/