Kurti për zbulimin e altarit romak në Kalanë e Vuçakut: Dëshmi e kontinuitetit të jetës dhe kulturës që nga parahistoria - Gazeta Express
string(84) "kurti-shkruan-ne-xper-e-germimet-ne-kalane-e-vucakut-te-drenasit-tregon-cka-u-zbulua"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 21:54

Kurti për zbulimin e altarit romak në Kalanë e Vuçakut: Dëshmi e kontinuitetit të jetës dhe kulturës që nga parahistoria

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 21:54

Gërmimet arkeologjike kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë.

Në muret rrethuese të kalasë, është zbuluar një altar romak që daton nga shekulli i tretë i erës sonë, një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit 527–565 para erës sonë.

Lexo Edhe:

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar këtë zbulim si një dëshmi të rëndësishme të historisë dhe kulturës së vazhdueshme të Kosovës.

“Gërmimet sapo kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë të rëndësishëm, në muret rrethuese të kalasë: një altar romak që daton nga shekulli i tretë të e.s., një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527–565 e.s.). Altari ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në platformën X. /Gazeta Express