string(94) "kurti-sot-ishte-te-kullat-e-isa-boletinit-ne-librin-e-pershtypjeve-u-nenshkrua-me-plis-ne-koke"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 14:59

Kurti sot ishte te kullat e Isa Boletinit, në librin e përshtypjeve u nënshkrua me plis në kokë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 14:59

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Zhazhë në 26-vjetorin e masakrës ku u vranë civilëve shqiptarë.

Atje Kurti shkoi bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin në dorëheqje Faton Peci, kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe deputetë të Kuvendit.

Lexo Edhe:

“26 vjet më parë forcat policore ekzekutuan civilë shqiptarë të pambrojtur dhe të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një të mitur, Fidan Pecin, i cili ishte vetëm 16 vjeç. Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, të shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, vendosën lule të freskëta te lapidari i ngritur në nderim të viktimave civile dhe katër dëshmorëve të kësaj zone, të rënë në luftën çlirimtare”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule mbi varrin e heroit Isa Boletini.

Në librin e përshtypjeve, Kurti shkroi:

Në Kullat e Isa Boletinit u mësua dhe u mbrojt historia e shqiptarëve por edhe tek ato u bë historia e u lartësuan shqiptarët. Çdo brez duhet të rikthehet këtu që të mësojë, e të mbrojë e të bëjë, që të ecë përpara.

Lavdi Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tij.