Kurti takon Abbottin, i kujton fjalët e Boris Johnson për Astrit Deharin - Gazeta Express
string(71) "kurti-takon-abbottin-i-kujton-fjalet-e-boris-johnson-per-astrit-deharin"

Gazeta Express

18/12/2019 16:26

Kurti takon Abbottin, i kujton fjalët e Boris Johnson për Astrit Deharin

Gazeta Express

18/12/2019 16:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky takim është zhvilluar në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës.

“Aty u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tyre me qeverisjen tonë të re. U bisedua edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës dhe sfidat e mbetura drejt seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor 2019”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kryetari i VV-së në takimin me ambasadorin britanik ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar me qeverinë e re britanike që do të udhëhiqet nga Boris Johnson.

Kurti po ashtu ia ka përkujtuar ambasadorit Abbott një pjesë domethënëse të fjalimit të Boris Johnsonit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës më 10 nëntor 2016.

“Duhet të jetë e pakundërshtueshme të thuash që të gjithë ata që janë fajtorë për krime lufte, nga të gjitha anët, duhet të burgosen. Unë do të them të njëjtën gjë në Beograd, dhe në të gjithë Ballkanin. (…) Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ngushëlluar familjen dhe miqtë e Astrit Deharit, i cili së fundi vdiq në paraburgim. Unë miratoj thirrjet e bëra nga të gjitha palët për një hetim transparent mbi vdekjen e tij.”, kishte thënë kryeministri i zgjedhur i Britanisë në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement