Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.
Siç thuhet në komunikatën e ZKM-së, në këtë takim është biseduar për Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji”.
“Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme. Ai e falënderoi z. Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës. Në këtë takim, kryeministri u shoqërua nga deputetja e zgjedhur e Kuvendit, Fitore Pacolli”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Gazeta Express