Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova
Ai ka thënë se kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet.
Siç ka thënë Kurti kjo do të ndikojë që importi energjisë të ulet e eksporti të rritet.
“Filluan punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova B. Kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulët ndjeshëm, kurse remontet kapitale do të kenë nevojë që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet”.
“Përmes këtij investimi në vlerë prej 56.5 milionë euro që po financohet nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës, e që shton prodhimin vjetor për 600 GËh energji, do të përmirësohet dukshëm siguria e furnizimit për 20 vjetët e ardhshme, importi do të ulet për së paku 23 milionë euro ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë euro në vit. Përgëzime menaxhmentit dhe punëtorëve të KEK-ut dhe punime të mbara”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express