Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka ripublikuar një hartë që tregon për rezultatin e partisë së tij në zgjehdjet e 9 shkurt në nivel të komunave. Kurti ka thënë se në postimin që e ka bërë pardje ka pasur një lëshim dhe se aty nuk janë reflektuar rezultatet e Komunës së Klinës.
“Ju kërkoj falje për këtë lëshim” shkroi Kurti.
Ndaj këtij postimi gjatë ditës pati reagime. Kreut të VV’së i rreagoi edhe anëtarja e kryesisë së LDK’së dhe deputetja e zgjedhur Jehona Lushaku.
“SHTREJTIMI I KOSTOS SË JETËS ËSHTË DHURATË NGA ALBINI!
Çmimet në qiell; rryma 165% ma shtrejt u bë në mandat të tij e me leje të tij, e ai hala tu u marr me analizë të hartave.
S’ke çka i kqyrë hartat; je humbësi më i madh, që fatkeqësisht asnjë veprim se merr në interes të qytetarëve, por të Martinave tu!” shkroi ajo.