Kusari-Lila shuan zërat: Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në VV - Gazeta Express
string(69) "kusari-lila-shuan-zerat-nuk-po-shqyrtojme-mundesine-e-shkrirjes-ne-vv"

Gazeta Express

18/12/2019 23:07

Kusari-Lila shuan zërat: Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në VV

Gazeta Express

18/12/2019 23:07

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nuk është diskutuar brenda partisë së saj, Alternativa, mundësia e shkrirjes brenda VV’së.

“Nuk po shqyrtojmë mundësinë e shkrirjes në VV”, ka thënë Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.

“Ajo ka qenë një titull që nuk qëndron dhe nuk ishte i vërtetë. Përgjigja ime ka qenë se kemi aq shumë tema me rëndësi për momentin sa që nuk po kemi kohë që të flasim për këtë çështje” .

“Alternativa ruan ende subjektivitetin e vet. Si parti politike dhe ideologji do insistoj në mbështetjen e të rinjve që Alternativa të vazhdojë”

Ish-kryetarja e Gjakovës po ashtu ka bërë të ditur se ajo do të numërohet si deputete e VV’së në këtë mandat dhe ka premtuar besnikëri ndaj këtij subjekti në listën e të cilës është zgjedhur si deputete. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement