string(76) "kusari-lila-thote-se-haxhiu-nuk-mund-te-kontestohet-eshte-gruaja-me-e-votuar"

Kusari- Lila thotë se Haxhiu nuk mund të kontestohet: Është gruaja më e votuar

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 11:19

Deputetja Mimoza Kusari- Lila ka thënë se kandidatura e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare nuk mund të kontestohet.

“Lehtësia  me të cilën po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates nga Grupi parlamentar i VV’së është tërësisht i papranueshëm për ne”, tha ajo.

Lexo Edhe:

“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, me 125 mijë vota, apo thënë ndryshe në numra tri herë  më shumë vota se parafolësi Haradinaj, apo dy herë më shumë se i tërë GP i AAK’së… Haxhiu është 30 mijë vota para Memli Krasniqit”, tha ajo.

“Ju lutem të mos marrim aq lehtësisht mundësinë e ndryshimit të një propozimi, kategorizimit, kualifikimet mizogjene e gjithashtu edhe vlerësimin e punës  dhe aktivitetit të saj politik në mënyra më brutale të mundshme”, shtoi ajo. /GazetaExpress/