Kush është kosovari që i përloti të gjithë dhe e bëri Edi Ramën ta quajë hero dhe engjëll - Gazeta Express
string(89) "kush-eshte-kosovari-qe-perloti-te-gjithe-dhe-e-beri-edi-ramen-qe-ta-quan-hero-dhe-engjell"

Gazeta Express

29/11/2019 10:00

Kush është kosovari që i përloti të gjithë dhe e bëri Edi Ramën ta quajë hero dhe engjëll

Gazeta Express

29/11/2019 10:00

Shaqir Shaqiri është shqiptari i cili përloti të gjithë kur u pyet nga gazetarët se sa para po i jepte si ndihmë për Shqipërinë.

Metro ka mësuar se Shaqir Shaqiri i cili vjen nga Medvegja, ka punuar si mësues në një nga shkollat në komunën e Obiliqit.

Ai njihet si mësues dhe person i dashur nga nxënësit e tij që i ka mësuar, vlen fakti se kur doli video ishin lajmëruar shumë ish-nxënës të tij, duke zbuluar se ai është personi në video.

“Sa e mora pensionin, po i jap 10 euro si ndihmë për Shqipërinë, kaq kam mundësi, ma shumë nuk kam”, thotë Shaqiri i përlotur.

Ai, po ashtu, ka treguar se ka qenë refugjat gjatë luftës duke qëndruar përgjatë tre muajve në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Ndihma e tij bëri që edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ta shohë dhe të reagojë përmes një statusi duke e quajtur atë hero dhe engjëll që po i jep fuqi për të mos ndalur punën dhe angazhimin e tij për të tejkaluar këtë krizë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement