Kush është më menaxher? VV ia përmend Haradinajt qiranë 28 mijë euroshe për Ministrinë e Bujqësisë - Gazeta Express
string(97) "kush-eshte-me-menaxher-vv-ia-permend-haradinajt-qirane-28-mije-euroshe-per-ministrine-e-bujqesise"

Gazeta Express

18/12/2019 12:35

Kush është më menaxher? VV ia përmend Haradinajt qiranë 28 mijë euroshe për Ministrinë e Bujqësisë

Gazeta Express

18/12/2019 12:35

Ramush Haradinaj po e lë postin e kryeministrit mes shumë raportimesh për shpenzime të shumta të buxhetit të shtetit për udhëtime jashtë shtetit, dreka e darka.

Megjithatë, kryetari në detyrë i qeverisë pas mbledhjes së mbajtur të martën, në një konferencë për media, ka ngritur dyshime se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka aftësi menaxheriale, tashmë që pritet të emërohet kryeministër i ri në rast të arritjes së një marrëveshjeje me LDK-në.

“Unë kam dyshime në aftësitë e tij menaxheriale. Nuk mendoj që do të jetë qeveri e përparimit. Unë pres që qeveria që vjen do të jetë shumë e dobët, por është shumë ma keq mos mu formu kjo qeveri. Na nuk jem pjesë e diskutimit të një koalicioni, unë nuk kam pritë që ata që kanë fituar tashmë të formojnë qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

E këtyre deklarimeve u janë kundërpërgjigjur nga Lëvizja Vetëvendosje. Arlind Manxhuka, zyrtar për media nga partia e Kurtit, ka cituar sot një raportim të ‘Kohës Ditore’, në të cilin tregohet se si AAK-ja e Ramush Haradinajt që nga paslufta ka shfrytëzuar objektin katërkatësh të Ministrisë së Bujqësisë për të cilin s’ka paguar qira.

Ndërkohë vetë stafi i Ministrisë së Bujqësisë është detyruar të qëndrojë në një objekt me qira për vite të tëra.

“Meqenëse dje u fol për menaxherë të mirë. Çka quajmë menaxhim i mirë?Kur objektin e ministrisë e bllokon për partinë a për ministrinë paguan qira mujore 28 mijë euro”, ka shkruar Manxhuka në profilin e tij zyrtar në facebook.

Ndryshe gjatë qeverisjes së Haradinajt është diskutuar shumë edhe për 53 milionët që i janë dhënë kompanisë Bechtel-Enka, gjë për të cilën kanë filluar madje edhe hetime. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement