string(135) "kushdo-qe-e-ben-qeverine-i-ka-tre-muaj-kohe-per-asociacionin-tallje-serioze-po-luajne-me-karten-e-patriotizmit-baton-haxhiu-ne-pressing"

“Kushdo që e bën qeverinë i ka tre muaj kohë për Asociacionin – tallje serioze – po luajnë me kartën e patriotizmit”,  Baton Haxhiu në Pressing

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 21:39

Gazetari Baton Haxhiu tha në Pressing në T7 se “kushdo që e formon qeverinë i ka tre muaj kohë për funksionalizimin e Asociacionit”.

Ai foli edhe për bllokimin e Kuvendit, teksa tha se “krejt kjo është dëshirë për krizën, VV po don me ndërtu rrëfimin për bllokim deri në zgjedhjet lokale”.

Lexo Edhe:

“Nëse këta po luajnë me kartën e patriotizmit se mund të humbin vota nëse e bëjnë Asociacionin dhe po dojnë zgjedhje të përgjithshme e lokale mi bo bashkë e pastaj me bo Asociacionin mendoj që është tallje serioze”, tha Haxhiu.

“Po mendojnë sa më shumë komuna me i fitu, se herën e kalume kur VV nuk pat komuna e bllokoi buxhetin e orientoi po themi në armatim”, shtoi Haxhiu.