Kushtetuesja gjen shkelje në Ligjin për KPMSHCK, por e lejon Presidenten ta shpallë pa 7 nene - Gazeta Express
string(91) "kushtetuesja-gjen-shkelje-ne-ligjin-per-kmshck-por-e-lejon-presidenten-ta-shpalle-pa-7-nene"

Kushtetuesja gjen shkelje në Ligjin për KPMSHCK, por e lejon Presidenten ta shpallë pa 7 nene

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 16:06

Pas ankesës së deputetëve të LDK-së dhe PDK-së në Gjykatë Kushtetuese për ndryshimet që Qeveria Kurti i ka bërë në Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Gjykata ka gjetur se nenet 2,7 dhe 8 të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton Express.

Në vendim gjithashtu thuhet se edhe nenet 6, 9, 10 dhe 11 s’janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Gjykata Kushtetuese në vendim referon ligjin që të shpallet nga presidentja sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit në fjalë.