string(115) "kushtetuesja-merr-vendim-per-ligjin-per-administrimin-e-procedurave-tatimore-qe-e-kishte-derguar-avokati-i-popullit"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 15:38

Kushtetuesja merr vendim për Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore që e kishte dërguar Avokati i Popullit

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 15:38

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në lidhje me Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore që ishte dërguar nga Avokati i Popullit për vlerësim të përputhshmërisë së këtij ligji me Kushtetutën.

Kushtetuesja ka vendosur që t’i shpallë të pavlefshëm paragrafët 5, 6 dhe 7 të nenit 9 “Mbledhja e informatave ose provave”, ndërsa ka konstatuar se neni 14 “Vetëvlerësimi”, neni 16 “Kufizimet kohore për vlerësimet” dhe neni 26 “Kreditimet dhe rimbursimet” nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Lexo Edhe:

Po ashtu Kushtetuesja ka konstatuar që pretendimet për shkelje të Kushtetutës në paragrafin 12 të nenin 89 “Shqyrtimi i përgjegjësisë disiplinore dhe mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës”  të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore duhet të hedhen poshtë për shkak se nuk janë më në mënyrë aktive të diskutueshme ashtu siç përcaktohet me rregullin 54 “Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës” të Rregullores së punës.

Kushtetuesja ka konstatuar që paragrafi 4 i nenit 79 “Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese” i Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore nuk është në përputhshmëri me nenin 7 “Vlerat” të Kushtetutës dhe nenin 46 “Mbrojtja e Pronës” të Kushtetutës dhe të njëjtit shpallen të pavlefshëm.

Kushtetuesja ka vendosur që të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme.

“Gjykata ka vendosur (i) njëzëri, që të deklarojë, kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë, njëzëri që paragrafët 5, 6 dhe 7 të nenit 9 (Mbledhja e informatave ose provave) të Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, nuk janë në përputhshmëri me nenin 36 [E Drejta e Privatësisë] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të njëjtit shpallen të pavlefshëm; (iii) të konstatojë, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) kundër, që nenet 14 (Vetë-vlerësimi), 16 (Kufizimet kohore për vlerësimet) dhe 26 (Kreditimet dhe rimbursimet), të Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, nuk janë në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (iv) të konstatojë, njëzëri që pretendimet për shkelje të neneve 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me paragrafin 12 të nenit 89 (Shqyrtimi i përgjegjësisë disiplinore dhe mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës) të Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore duhet të hedhen poshtë për shkak se nuk janë më në mënyrë aktive të diskutueshme ashtu siç përcaktohet me rregullin 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës; (vi) të konstatojë, njëzëri, që paragrafi 4 i nenit 79 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) i Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore nuk është në përputhshmëri me nenin 7 [Vlerat] të Kushtetutës dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të njëjtit shpallen të pavlefshëm; dhe (vii) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme.”

Në korrik të vitit 2024 Avokati i Popullit i ishte drejtuar Kushtetueses me kërkesën për vlerësim të përputhshmërisë të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore me Kushtetutën. /GazetaExpress/