string(98) "kushti-i-ldk-se-per-kryeministrin-hamza-ende-skemi-dicka-te-tille-ne-tavoline-por-pdk-eshte-e-dyta"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 11:46

Kushti i LDK-së për kryeministrin?- Hamza: Ende s’kemi diçka të tillë në tavolinë, por PDK është e dyta

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 11:46

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur për atë që po përfolët të jetë kushti i LDK-së për një qeveri të opozitës e që është marrja e pozitës së kryeministrit, shkruan Gazeta Express.

Hamza ka thënë se ende s’janë në fazën e diskutimeve për diçka të tillë dhe në tavolinë ende s’ka një propozim të tillë, megjithatë ka thënë se PDK ka dalë e dyta në zgjedhje dhe se radha është e qartë.

Lexo Edhe:

“PDK e ka bërë të qartë gjatë gjithë procesit para zgjedhor dhe fushatës. E vlerësoj shumë votën e qytetarëve. Megjithatë renditja është e qartë, PDK është e dyta, me 24 deputetë. Radha dihet, dhe mbi bazën e kësaj do diskutojmë”, ka thënë Hamza./GazetaExpress/