string(123) "kuvendin-e-maqedonise-se-veriut-per-vitin-2023-e-presin-nje-sere-ligjesh-te-cilat-nuk-arriten-te-miratohen-gjate-vitit-2022"

Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 e presin një sërë ligjesh të cilat nuk arritën të miratohen gjatë vitit 2022

Ballina

Gazeta Express

03/01/2023 12:34

Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 e presin një sërë ligjesh të cilat nuk arritën të miratohen gjatë vitit që lamë pas, kryesisht për shkak të mungesës së vazhdueshme të kuorumit. Përderisa në vitin e kaluar shumë seanca u hapën për t’u mbyllur për pak minuta, paralajmërimet janë se këtë vit do të ketë angazhim më të madh me qëllim që të mos përsërite situata e kaluar. Ndërsa Kuvendi paralajmëron efikasitet të shtuar, OBRM-PDUKM-ja thotë se nuk do të heqë dorë nga bllokada aktive.

Sipas hulumtueses nga Instituti për Demokraci, Vlora Reçica, kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka kohë që hasë në probleme për shkak të faktorëve politik jo konstruktiv, të cilët shpesh herë edhe kanë bllokuar punën e kuvendit.

Lexo Edhe:

“Kjo tregon se nuk ka konsensus për shumë çështje. Duke qenë se jemi në një krizë globale ekonomike dhe energjetike, është shumë e rëndësishme që të kemi një Kuvend funksional që jo vetëm të nxjerrë ligje, por edhe të jetë funksional për të mbikëqyrur ekzekutivin dhe mënyrën se si shpenzohen paratë dhe si merren vendimet në një krizë”, tha Vlora Reçica, Instituti për Demokraci.

Deputetët i pret votimi dhe ndryshimi i një sërë ligjesh në drejtim të harmonizimit të ligjeve me ato të vendeve të BE-së, pasi Maqedonia e Veriut hapi negociatat për anëtarësim si dhe ndryshimet kushtetuese.