string(67) "ky-eshte-polici-47-vjecar-qe-dyshohet-se-u-vetevra-sot-ne-prishtine"

Ky është polici 47 vjeçar që dyshohet se u vetëvra sot në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 16:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Express.

Vdekjen e policit 47 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

Foto e viktimës:

Nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express është deklaruar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

”Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, ka thënë mes tjerash ai. /GazetaExpress