Ky është qyteti i vetëm në Kosovë që nuk është dekoruar për festat e fundvitit - Gazeta Express
string(78) "ky-eshte-qyteti-i-vetem-ne-kosove-qe-nuk-eshte-dekoruar-per-festat-e-fundvitit"

Gazeta Express

11/12/2019 9:55

Ky është qyteti i vetëm në Kosovë që nuk është dekoruar për festat e fundvitit

Gazeta Express

11/12/2019 9:55

Komuna e Mitrovicës ende nuk është dekoruar për fundvit. Në qytet dhe në qendër, nuk ka as edhe një dritë apo bredh, që simbolizon festat e fundvitit.

Ndonëse të gjithë qytetet e tjera të Kosovës kanë zbukuruar sheshet dhe rrugët, Mitrovica nuk ka bërë asnjë hap të tillë.

Lidhur me këtë sjellje të Komunës po reagojnë shumë qytetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile. Ata po kërkojnë që Komuna të dekorojë qytetin.

Sidoqoftë, deri tani nuk dihet arsyeja pse Komuna e ka lënë anash këtë çështje, ani pse vitin e shkuar një gjë e tillë ishte bërë.

Kujtojmë se Prishtina dhe Ferizaj deri tani prijnë me dekorimet më interesnate për festa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement