Ky është reagimi i Trepçës, pasi e humbi finalen ndaj Pejës - Gazeta Express
string(58) "ky-eshte-reagimi-i-trepces-pasi-e-humbi-finalen-ndaj-pejes"

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2023 9:20

Ky është reagimi i Trepçës, pasi e humbi finalen ndaj Pejës

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2023 9:20

Trepça dje u mposht ngushtë 93:91 në finale ndaj Pejës, e cila u shpall kampione e Kosovës në basketboll.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, të cilës iu nevojitën shtesat për ta përcaktuar fituesin dhe kampionin në këtë rast.

Pas përfundimit, Trepça bëri një reagim në faqen e tyre në Facebook.

Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Të nderuar tifozë e përkrahës
Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione. Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.Trepça, krenari

Advertisement
Advertisement
Advertisement