string(77) "ky-nuk-eshte-futboll-eshte-rrembim-pushteti-tebas-i-reagon-florentino-perezit"

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas i reagon Florentino Perezit

Futboll

Gazeta Express

26/04/2025 9:14

Pas lajmeve se Real Madridi mund ta braktisë ndeshjen dhe pas reagimeve të tyre me komunikata rreth gjyqtarëve, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Tebas ia renditi të gjitha Perezit duke ia nisur me një frazë ku thotë: Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti.

Lexo Edhe:

“Atij nuk i pëlqen Tebas sepse nuk bën çfarë të dojë. Nuk i pëlqen Ceferin sepse nuk bën çfarë të dojë. Ai nuk e pëlqen Louzan sepse ai nuk bën atë që dëshiron. Nuk i pëlqejnë komentuesit televizivë sepse nuk thonë çfarë të dojë. Ata nuk duan të ecin përpara me reformën e arbitrazhit, sepse nuk është ajo që ai dëshiron”, ka shkruar fillimisht Tebas në rrjetin social X.